Berisha merr vlerësime pozitive
28 tetor 2018
| 14:26
Etrit Berisha mori mundësinë e tij tek Atalanta dhe e shfrytëzoi në maksimum. Portieri i kombëtares shqiptare u rikthye titullar në ndeshjen që skuadra nga Bergamo fitoi 3-0 kundër Parmës.
Vlerësimet për të pas ndeshjes ishin pozitive. Vetë trajneri Gasperini e kishte paralajmëruar në konferencë për shtyp se do t’i jepte mundësinë Berishës, pasi Golini luajti titullar në disa takime radhazi. Mbetet për t’u parë nëse Berisha do të vijojë të luajë në vazhdimësi.