Berisha: Ministri Murati e përdori përsëri propagandën serbo-ruse

12 nëntor 2024 | 08:23

Sekretari i Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, i cili dje në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Kosova është shkatërruar për 20 vjet.

Ai ka bërë me dije se kjo është propagandë serbo-ruse.

Sipas tij, një logjikë të tillë LV-ja e ka përdorur edhe para katër viteve për të ardhur në pushtet.

“Propaganda serbo-ruse e VV që u përdorën para 4 viteve për manipulimin e abalfabetëve funksional, sot u përsërit nga Hekuran Muratit në Kuvend! Nëse Kosova na qenka shkatërruar duke u shpallur shtetë me 2008, me mijëra kilometra rrugë të asfaltuar, autostrada e aeroport modernë, shkolla, spitale e ambullante me standarte evropiane, i bjen që me urën e Saradranit, duke i vjedhur rezervat shtetërore, ushqimin e ushtarëve të FSK dhe me “kuadra” si Dojena, Martini, Nagipi është rregulluar”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata ultra e djathtë “Tanët” nga Arandjelovac njoftoi të hënën…