Berisha, Ministrisë së Drejtësisë: Kroacia pagoi mbi 28 milionë euro për të mbrojtur gjeneralin Gotovina
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i ka reaguar Ministrisë së Drejtësisë, e cila dje ka publikuar pagesat që ka bërë për avokatët e Hasim Thaçit, i cili po gjykohet në Hagë.
Ai ka përmendur rastin e Kroacisë, e cila ka ndarë rreth 30 milionë euro për të mbrojtur heroin e saj të luftës, gjeneralin Ante Gotovina.
Berisha në “Facebook” ka shkruar se shteti korat shumën e paguar e ka bërë publike vetëm pas disa viteve.
“Kroacia zyrtarisht pagoi mbi 28 milionë euro në mbrojtje të gjeneralit tyre Ante Gotovina, dhe këtë e bëri publike shumë vite pasi ai fitojë pasfajinë. Me këtë, Kroacia dëshmoj edhe para drejtësi ndërkombëtare për luftën e pastër dhe të drejtë për pavarësi kundër Serbisë gjenocidale. Si po sillet Kosova me gotovinat e saj? Thikë pas shpine!”, ka shkruar ai.
Berisha për këtë veprim ka kritikuar Qeverinë Kurti.
“Pasi surati serb i mbetur në Kosovë erdhi në pushtet me ndihmën financiare dhe propagandën serbe, me çdo çmim po lufton me i dëmtuar vlerat themeltare të shtetit, siç është UÇK-së! Hienat e rrjeteve sociale dhe trushpërlarë e regjimit, 24 orë bëjnë fushatë linçuese e fyese në adresë të eksponentëve të UÇK-së me propagandë Sputnik-ut rusë e Tanjug-ut serbë, si dhe janë aktivë në gjetjen e dëshmitarëve të rrejshëm kundër liderëve të UÇK-së që gjenden në Hagë”, ka shkruar Berisha.