
Berisha mund të transferohet në Francë
18 korrik 2018
| 16:45
Portieri shqiptar i Atalantës, Etrit Berisha është në negociata për një transferim të mundshëm te Lille në Ligue 1.
29-vjeçari iu bashkua Atalanta-s nga Lazio, në fillim në formë huazimi e më pas i blerë për 5 milionë euro. Berisha ka kaluar shumicën e karrierës së tij në Serie A, teksa iu ka bashkuar Lazios në vitin 2013.