Berisha: Naser Hafizi a është hajn? Ministri: Është në burg

02 dhjetor 2024 | 17:43

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha e pyeti ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu se “a është hajn” Naser Hafizi, drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në këtë ministri, i arrestuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Pasi Aliu përmendi punët që tha se janë bërë në ministrinë që ai e drejton, Berisha tha se e ka një pyetje.

“Naser Hafizi a është në burg dhe a është hajn?”, tha Berisha.

Ministri, doli në foltore për t’u përgjigjur shumë shkurt.

“Naser Hafizi është në burg”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SAFET LUSHTAKU B.I, shpall te pavleshme paisjen fiskale me NUI:…