Berisha ndan mirënjohje për QKMF-në e Fushë-Kosovës
29 dhjetor 2017
| 10:37
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Fushë-Kosovë është mbajtur të enjten koktej me rastin e përmbylljes së vitit 2017.
Të pranishëm në këtë organizim kanë qenë kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, dhe ushtruesja e detyrës së drejtorit në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ganimete Berisha.
Me këtë rast, kryetari Berisha i ka ndarë mirënjohje QKMF-së në këtë komunë, e cila drejtohet nga Osman Maxhera. “I falënderoj punëtorët shëndetësorë dhe stafin tjetër për punën e palodhshme gjatë vitit që po lëmë pas. Njëherësh u dëshirojmë shëndet, suksese dhe harmoni në familjet e tyre”, ka thënë Berisha.