Berisha nderon sakrificat e veteranëve të Istogut: Pa ju, Kosova s’do të ishte këtu ku është sot
Bekë Berisha, kandidati i AAK-së me numrin 8 për deputet, ka zhvilluar një takim me veteranët e Istogut, duke vlerësuar rolin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë e Kosovës.
Ai theksoi se sakrificat e tyre ishin themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti dhe se pa përkushtimin e tyre, Kosova nuk do të ishte aty ku është sot.
Berisha shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e tyre dhe siguroi se zëri i tyre do të mbetet i dëgjuar.
Postimi i plotë:
Ata vendosën të hyjnë në një rrugë të panjohur, pa e ditur se ku do t’i çonte, por u nisën me një qëllim të qartë dhe të shenjtë: mbrojtjen e atdheut të tyre.
Sot, Beka takoi veteranët e anës së Istogut – ata që, përmes luftës dhe sakrificës, e kanë njohur më mirë se kushdo çdo plagë të këtij vendi.
Takimi me këta heronj gjithnjë është një moment reflektimi dhe nderimi, që kujton se pa sakrificat e tyre, ne nuk do të ishim këtu.
Faleminderit, faleminderit, faleminderit pafundësisht!