Berisha: Në demokracitë e etabluara dhuna nuk është opsion për qerim hesapesh politike

13 korrik 2023 | 14:49

Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar për ngjarjen e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku ndodhi përleshje mes pozitës dhe opozitës.

Ai ka shkruar në “Facebook” se në demokracitë e etabluara dhuna nuk është opsion për qerim hesapesh politike.

Sipas Berishës, Kosova dhe vendet fqinje nuk janë shtete me demokraci të konsoliduara.

“Zhvillimi i demokracisë nuk bëhet me telekomandë televizori. Nuk është për çudi kjo pamje e sotme në Kuvendin e Kosovës duke e analizuar diskursin e polarizuar partiako politik në përmasa të papërgjegjshme. Vite më herët, ju kujtohet që Kuvendi e deputetet, kryeministri Mustafa e ministrat, janë sulmuar rëndë me metodat më të dhunshme. Arkitektët e dhunës, jo sot por në gjithë këto vite, kanë emër dhe mbiemër. Në këto 23 vite të pasluftës, dihen autorët politik që hodhën benzinë në zjarr duke e fëlliqur e përbaltë çdo gjë e çdo kë”, ka shkruar Berisha.

Ai ka theksuar se opsioni i një diskursi normal politik me gjasë është pritje utopike, nuk ka rrethana aktualisht, nuk kishte as dje, e nuk pres të ndodh fatkeqësisht as nesër e tutje në mjedisin politik kosovar.

“Gjuha politike që demonizon kundërshtarët prodhon dhunë. Kryeqendra e gjuhës së urrejtjes po ashtu dihet kush është në Kosovë. Gjuha politike, përdorimi i saj me mendje-pjekuri e përgjegjësi kur bëhet fjalë për rivalitetin, ka peshë thelbësore, padyshim jo vetëm për të ndalë dhunën por parasegjithash për t’i dhënë hov zhvillimit të demokracisë! A jemi gati për këtë tani? Unë, druaj se jo!”, ka shkruar gazetari Ridvan Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përleshjeve fizike…