
Berisha në formacionin e javës në Francë
26 tetor 2020
| 14:49
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Valon Berisha është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së fundit në Ligue 1. Mefushori shqiptar pati një paraqitje të mirë në fitoren e Stade de Reims kundër Montpellier (4-0).
Gazeta më e madhe sportive në Francë, “L’Equipe” e vlerësoi paraqitjen e Berishës me notën shtatë dhe e ka përzgjedhur në 11-shën më të mirë të javës së tetë.
(Epoka e re)