Berisha në pesëshen e javës të FIBA Europe Cup
31 janar 2019
| 17:11
Basketbollisti i KB Prishtina, Dardan Berisha është përzgjedhur në pesëshen më të mirë të javës në FIBA Europe Cup.
Berisha në ndeshjen e zhvilluar në Hungari ndaj Szolnoki Olaj realizoi 31 pikë, tetë asistime dhe katër kërcime dhe dy topa të vjedhur, por në fund kjo ishte e pamjaftueshme për skuadrën e Prishtinës që të mos pësoi humbje.
Në pesëshen më të mirë bëjnë pjesë edhe Trae Golden (Avtodor Saratov), Hristo Zahariev (Lukoil Levski), Boris Saviq (Avtodor Saratov), Rashwan Thomas (Dinamo Sassari).
/Epoka e re/