Berisha: Nëse BIA ka mbetë me i dhanë informata Bedri Shabani ka me e lëshu toka Serbinë
06 qershor 2024
| 22:32
Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, si të dyshuar për spiunazh (bashkëpunëtorë të BIA-s serbe).
Avokati i këtij të fundit, Besnik Berisha, ka dhënë detaje ekskluzive në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Ndër të tjera ai hodhi dyshime mbi pretendimet se klienti i tij mund t’i ketë dhënë informacione BIA-s.
“Në pastë mbetur BIA me i dhënë informacione Bedri Shabani, e ka lëshuar toka Serbinë jo vetëm atë “Metohinë” që i thonë ata, por krejt Serbinë”, tha Berisha.