Berisha: Nisma do të garojë në të gjitha qytetet e Kosovës

04 korrik 2021 | 16:55

Anëtari i Kryesisë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka bërë me dije se në zgjedhjet lokale ky subjekt politik do të garojë në të gjitha komunat e Kosovës.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai është shprehur optimist për rezultatin që kjo parti do ta arrijë me 17 tetor. “Sigurisht se do të garojmë në të gjitha qytetet e Kosovës dhe presim rezultate pozitive në këto zgjedhje”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka treguar se alternativa politike e këtij subjekti politik do të jetë një befasi i këndshme në këto zgjedhje për qytetarët e Kosovës. “Qytetari i Kosovës çdo ditë është duke u bindur se është mashtruar nga Albin Kurti dhe suita e tij. Mendoj se ofrimi i alternativës qeverisëse që do të bëjë Nisma nëpër komunat e Kosovës do të jetë një befasi e këndshme për të gjithë qytetarët. Nisma edhe pse është subjekt i ri, ka njerëz me përvojë në politikë dhe ka çfarë u jep qytetarëve të Kosovës nga fryma e saj politike, nga personalitetet që i ka në terren”, ka thënë Berisha.

Intervistë me Zafir Berishën: Qeveria Kurti do të vetëshkatërrohet

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Patrik Schick e pa barazuar Cristiano Ronaldon në listën e…