Berisha: Një besimtar i kryeministrit më ka kërcënuar, tha do t’i përdhunojë në varr të vdekurit e familjes

14 korrik 2021 | 13:23

Opinionistja Kimete Berisha, ka bërë me dije përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” se është duke marrë kërcënime nga persona të ndryshëm.

Ajo ka thënë se pikërisht për këtë arsye ka vendosur që t’i bllokojë komentet në shkrimet e saj në “Facebook”.

“Një besimtar i kryeministrit (me emër e mbiemër) ka shprehur gatishmërinë e tij që t’i q. krejt të gjallët e të vdekurit e m’i. Shamjet dhe kërcënimet me të gjallët, nuk më lënë përshtypje, anipse jam rritur në familjen kur kurrë (ama kurrë) nuk e kam dëgjuar asnjë shamje.  Mua më ka lënë përshtypje shamja nekrofile, pra gatishmëria e besimtarit të Kryeministrit që të përdhunojë në varr ‘të vdekurit’ e m’i”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i kompanisë së vaksinës anticovid, AstraZeneca ka blerë një…