Berisha: Një kombëtare të përbashkët do e kishte frikë e gjithë Evropa
Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha të martën ishte i pranishëm në konferencë për medie para ndeshjes miqësore me Kosovën, e cila zhvillohet nesër në Elbasan.
Portieri nga Kosova, ka thënë se sikurse të shqiptarët të kishin vetëm një kombëtare, atëherë do ta kishin frikë e gjithë Evropa.
“Nuk është e lehtë të luajmë me Kosovën. Kur merret parasysh që është vëllazërore, gjërat merren më qetë. Nëse do ishte ndeshje kualifikuese, do të ishte shumë e vështirë. Është vendi im, si Kosova, si Shqipëria. Gjithmonë kam shkuar me bindjen të përfaqësoj të dy vendet. Uroj të bëhet një ekip, do bëhej super, që do e respektonte dhe do e kishte frikë gjithë Evropa. Fatkeqësisht ndodhemi në një gjendje tjetër dhe duhet të shikojmë situatën aktuale. Ta luajmë këtë ndeshje si vëllazërore”, ka thënë Berisha.