Berisha: Nuk e prisja isha titullar ndaj Torinos
Mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha, ka folur në zonën mikse, në fund të ndeshjes së mbyllur në barazim ndaj Torinos. “Është një pikë e mirë, por brenda vetes kemi bindjen se mund të kishim fituar”, ka thënë mesfushori shqiptar, i cili luajti ndeshjen e parë si startues në këtë kampionat. “Në qendër të mesfushës mund të shprehem më mirë, shkoj mirë me shokët e skuadrës dhe e lexojmë mirë lojën”.
Një titullar disi befasues: “Në stërvitje, gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time, besoj po shpërblehem për këtë. Kur jep më të mirën, kënaqësia vjen natyrshëm”. I pyetur se a e dinte se do të luante titullar, Berisha është përgjigjur: “Unë jam gjithmonë gati, është e rëndësishme të jem në dispozicion të trajnerit. Kisha luajtur pak para kësaj ndeshjeje, por nuk ishte problem. Jemi një ekip cilësor, ka konkurrencë të madhe. Tani duhet të sigurojmë vazhdimësi”.