Berisha nuk ia doli të shënoi me stilin ‘panenka’
Të mërkurën mbrëma, Akhmat Grozny u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Rusisë.
Akhmat Grozny u eliminua nga Krylya Sovetov Samara pas ekzekutimit të penalltive, teksa ndeshja u mbyll baras 0-0.
Krylya Sovetov Samara fitoi 1-4 në penallti, duke siguruar kështu kalimin për në finale.
Futbollisti i Akhmat Groznyt dhe reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha, dështoi të shënonte nga pika e bardhë në këtë ndeshje.
Berisha ishte ekzekutuesi i tretë apo i fundit për skuadrën e tij. Ish-futbollisti i Besës provoi të shënonte në stilin “panenka”, por nuk i doli ashtu siç e kishte menduar.
Вот это исполнение пенальти! Браво Бериша, браво! 👏👏👏
Крылья в финале, ФНЛ в финале #КубокРоссии #АхматКрыльяСоветов pic.twitter.com/pQBz4Hc6hU
— Володька (@EtoVolodka) April 21, 2021