Berisha: Nuk pres nga NATO ndonjë hap kundër transformimit të FSK-së

30 tetor 2018 | 14:54

Tri projektligjet bazike, të miratuara ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin e ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, ka folur rreth tri projektligjeve që rregullojnë statusin e ri të FSK-së

Ai në një intervistë për “Radio Kosovën” se këto projektligje parashohin që FSK-ja të zhvillohet në një forcë me kompetenca, organizim dhe funksion të ri si dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Sipas tij, ushtria e Kosovës është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit, dhe se MFSK-ja  është duke punuar që transformimi të bëhet në përkrahje dhe konsensus të plotë brenda dhe jashtë vendit.

“Në tërë procesin që kemi zhvilluar kemi qenë shumë transparentë me partnerët ndërkombëtarë. Realisht i kanë ditur të gjitha aktivitetet tona. Në të ardhmen unë nuk pres që NATO të marrë ndonjë hap që nuk do të jetë i dobishëm për FSK-në. Ata kanë thënë që do ta rishikojnë bashkëpunimin, që është shumë normale”, ka thënë Berisha.

Linku i intervistës së plotë: http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=305582.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori anglez i Tottenhamit, Dele Alli, ka nënshkruar kontratë të…