Berisha operohet me sukses
24 shtator 2021
| 11:42
Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Bernard Berisha e ka operuar krahun e majtë pas një lëndimi që pësoi me ekipin e tij Grozny. Intervenimi kirurgjikë ka përfunduar me sukses, dhe është kryer në klinikën “Villa Stuart” në Romë.
Berisha që është edhe kapiteni i skuadrës ruse, do të qëndrojë për disa ditë në kryeqytetin italian e më pas do të fillojë rehabilitimin. Se kur do të rikthehet 29-vjeçari ende nuk është bërë e ditur pasi gjithçka varet nga faza rikuperuese.
Bernard Berisha numëron 133 ndeshje për Grozny Akhmat duke realizuar 17 gola dhe 14 asistime. Teksa në 18 ndeshje i zhvilloi për kombëtaren e Kosovës.