Berisha: Paga për veteranët nuk duhet të jetë lëmoshë, por të jetë së paku 500 euro

16 korrik 2023 | 00:23

Ish-ushtaraku i UÇK-së, profesori universitar, Ajvaz Berisha, ka thënë se paga e veteranëve nuk duhet të jetë lëmoshë. Ajo duhet të jetë 500 euro për çdo veteran.

Por Berisha ka thënë se njëherë duhet të pastrohen listat e veteranëve, sepse numri i saktë i tyre është 15 mijë.

“Paga për veteranët nuk duhet të jetë lëmoshë, por të jetë së paku 500 euro. Kjo arrihet lehtë sepse nuk kemi pasur më shumë 15 mijë veteranë.”, ka shkruar ndër tjera Berisha në “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Zgjidhja e problemit të veteranëve është shumë e lehtë, vetem duhet të bëhemi të sinqertë dhe të vendosur t’i heqim nga lista të gjithë veteranët e rrejshem.

Paga për veteranët nuk duhet të jetë lëmoshë, por të jetë së paku 500 euro. Kjo arrihet lehtë sepse nuk kemi pasur më shumë 15 mijë veteranë.

Veteranët e vertetë duhet ta bejnë një protestë që të hiqen nga lista të gjithë veteranët e rrejshëm. Jam i vetdijshëm se është problematike kjo punë, por nuk êshtë e pamundshme.

Ata të cilët permes ryshfetit kanë hyrë në lista le t’i tregojnë kujt i kanë dhenë para per tu bërë veteranë i rrejshem.

Pastaj qeveria ska qare po ju berë paga mbi 500 euro, sepse eshte lehtë e perballueshme. Nese qeveria heziton tju ngritë pagat, atëherë, ne duhet të organizohemi dhe të qendrojmë natë e ditë para qeverisë deri sa ta dergojmë në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë bën të ditur se ish-nënkryetari i…