Berisha paralajmëron largimin nga Australia

07 maj 2018 | 11:07

Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Besart Berisha, ka paralajmëruar largimin nga Australia, pak pasi u bë kampion me Melbourne Victoryn.

Pasi fitoi titullin e katërt të kampionit, 32-vjeçari u pyet nga gazetarët nëse do të qëndrojë te Melbournie edhe për një vit. Ai u ktheu një përgjigje interesante.

“Po ju pyes unë tash juve një pyetje. Çfarë tjetër ka mbetur për mua që të fitoj në Ligën A?”, kishte thënë ai. Berisha, që ka edhe një vit në kontratë, me këtë deklaratë ka nxitur mediet australiane të shkruajnë për një largim të mundshëm të tij. Për të besohet se ka oferta të majme nga Lindja e Mesme dhe Kina. Ai është në Australi që nga viti 2011.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Jordin Sparks dhe bashkëshorti i saj Dana Isaiah kanë…