Berisha paralajmëron: RTK do të dënohet me qindra mijëra euro për shkeljet ligjore që i ka bërë
Ish-redaktori e gazetari në RTK, Ridvan Berisha ka paralajmëruar se RTK do të dënohet me qindra mijëra euro, pasi sipas tij, po bën shkelje ligjore të ndryshme.
Berisha në një postim në “Facebook” thekson se, hakmarrja ndaj punëtorëve është e gjerë dhe sipas tij, një gjë e tillë ndodhi edhe me Shkumbin Ahmetxhekajn.
Tutje, ai njofton se dy padi tashmë i ka dërguar edhe në Gjykatë.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Më mbani për fjale! RTK do të dënohet me qindra mijëra euro për shkeljet ligjore të ndryshme, përfshirë edhe rastet e pashembullta të shkëputjes së paligjshme të kontratave të punëtorëve. E kam thënë dhe më duhet ta ritheksojë se, hakmarrja ka qenë në shkallë të gjerë e manifestuar ndaj punëtorëve nën drejtimin e Shkumbin Ahmetxhekajt, respektivisht ekipit të tij, gjithnjë bazuar në dyshimet e arsyeshme se për to paraprakisht ishte vendosur në kencelarinë politike, ndaj të cilës sot Ahmetxhekaj po çet lot krokodilli duke u ankuar për presion politik. Nëpëmjet avokatëve, i kam deponuar dy padi në Gjykatë. Nësë nuk pluhurosen ato nga neglizhenca, besoj në vendime meritore të drejtësisë.