Berisha pas mbledhjes së grupit: Të enjten Shqipëria është para parlamentit

19 dhjetor 2023 | 15:23

Kryetari i Partisw Demokratike Sali Berisha ka folur për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar, ku tha se diskutimet me deputetët ishin të gjera, por nuk dha detaje duke bërë me dije se do të jetë Gazment Bardhi ai që do të njohë publikun me hollësitë.

“Ne do të mbrojmë vlerat, parimet nga një sulm antikushtetues, brutal i Edi Ramës dhe lakejve të tij. U diskutua gjerësisht mbi qëndrimet që do të mbahen ndaj këtij regjimi dhe ju garantoj se do të jenë vetëm përballje, përballje. Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të konsolidojë këtë regjim antidemokratik, diktatorial, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Diskutimet ishin të gjera. Të shumta. Zoti Bardhi do të ju njohë ju me më hollësi për vendimet që u morën, parimet që do të bazohet qëndrimi ynë”.

Pyetje: O sot o kurrë, por deputetët që mbështesin Gazment Bardhi dhe ai vetë nuk ishin në protestën tuaj.
Sali Berisha: A jemi sot apo dje?

Pyetje: A i mbështesin ata protestat?
Sali Berisha: Ditën e enjte Shqipëria është para parlamentit. Të bashkuar absolutisht. Ditën e enjte është para parlamentit, Tirana dhe Shqipëria.

Pyetje: Pas ditës së enjte çfarë do të ndodhë?
Sali Berisha: Betejë pa kthim, betejë pa kthim. Mirupafshim!”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka…