Berisha: Pas urës së Saradranit, qeveria ka instaluar edhe mikrofonat në Kuvend
12 shtator 2024
| 11:49
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka ironizuar me qeverinë Kurti, duke thënë se për katër vite kanë arritur me sukses t’i rregullojnë pjesët teknike në Kuvend dhe ta rregullojnë urën në Saradran, një fshat në Istog.
“Po më gëzon një fakt që Kuvendi i Kosovës i ka rregulluar mikrofonat. Pas urës së Saradranit, kanë arritur që pas katër vitesh t’i rregullojnë pjesët teknike. Edhe tash kemi mundësi me debatuar për këto punë të mira që po i bëni, unë ju përgëzoj për këto punë”, është shprehur Berisha.