Berisha: Për Kosovën gjithmonë do ta lë shpirtin në fushë
Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka thënë se miqësorja ndaj Norvegjisë është e veçantë për të, duke pasur parasysh se para pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA ka qenë pjesë e Norvegjisë dhe familja e tij jeton në këtë shtet.
“Kur unë kam luajtuar në Norvegji, kanë qenë lojtarë tjerë dhe trajner tjetër. Jemi të vetëdijshëm që kanë shumë lojtarë të mirë, por ne jemi të përqendruar në lojën tonë. Kemi dëshirë të tregojmë çka kemi ushtruar deri më tani dhe çka do të tregojme në fushë në të ardhmen. Jam rritur në këtë shtet dhe si i huaj në Norvegji ka qenë privilegj që kam pasur rastin të luaj. Por, unë jam krenar që kam vendosur që ta përfaqësoj Kosovën, vendin tim, gjakun tim dhe për Kosovën gjithmonë do ta lë shpirtin në fushë”, ka thënë Berisha.