Berisha për Kurtin: Kosova krijoi iluzione për një mashtrues primitiv
Anëtari i LDK-së, Anton Berisha, ka thënë se qeveria e drejtuar nga Kurti përfaqëson një “bashkësi mashtruesish”.
Berisha thotë, se Kosova, sikur me opium, i krijoi iluzionin vetes se Albin Kurti “me shokët/shoqet e tij përfaqësojnë dijen, kulturën, etikën-moralin e modernitetin e shoqërisë”, por në fakt, ai thotë se është krejt e kundërta.
Sipas Berishës bëhet fjalë për “një bashkësi mashtruesish primitivë pa asnjë kontribut në krijimin e vlerave humane, shkencore e kulturore”.
“Më e keqe se mosdija është iluzioni i dijes” – thoshte gjeniu i shkencës Hawking.
Kosova, sikur me opium, i krijoi iluzionin vetes se Albin Kurti me shokët/shoqet e tij perfaqesojne dijen, kulturen, etiken-moralin e modernitetin e shoqerisë.
Në fakt, ata perfaqesojne vetem nje bashkesi mashtruesish primitivë pa asnje kontribut ne krijimin e vlerave humane, shkencore e kulturore.
Motoja e tyre eshte dekadenca ideologjike: “ne ndertojmë duke rrënuar”. Dhe, historia ka treguar se kjo kategori ne shkaterrimin e gjerë nxjerrin perfitime të ngushta”, shkruan ai.