Berisha për Kurtin: Nuk paska qenë kundër ‘Zajednicës’, por për një ‘Zajednicë’ më të mirë

15 nëntor 2023 | 12:14

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se Asociacionin që ka pranuar është më i avancuar se ai i vitit 2015.

Berisha ka thënë se kjo tregon se Kurti nuk paska qenë kundër “Zajednicës”.

Sipas tij, Kurti paska qenë për një “Zajednicë” më të mirë.

“Albini për ‘Zajadnicën’ e vetë: ‘pakrahasimisht më e avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015”. Dmth ai nuk paska qenë kundër ‘Zajednicës’, por paska qenë për ‘Zajednicë’ më të mirë (zajebnicë)! A thu a ka më mashtrues dhe të pafytyrë në shqiptari se Albini, a jo!?”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në…