Berisha për qeverinë Kurti: Regjimi aktual e ka sjellë vendin në prag të falimentimit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vlerësuar se qeveria Kurti e ka sjell vendin në prag të falimentimit.
Sipas tij, kjo qeveri e ka futur qytetarin në krizë morale me pasoja afatgjate.
Berisha ka shkruar në “Facebook” se rritja e çmimeve është e papërballueshme në Kosovës.
“Regjimi aktual e ka sjellë vendin në prag të falimentimit dhe e ka zhytur qytetarin në një krizë morale me pasoja afatgjate për të ardhmen. Papunësia, çmimet e larta të artikujve ushqimorë, energjia elektrike, faturat e ujit, tatimi në pronë dhe shumë detyrime tjera janë bërë të pa përballueshme për qytetarët e Kosovës. Nëse nuk e përjashtojmë edhe presioni shtetërorë përmes përmbaruesve privat, përfundimisht mund të themi se qytetari i Kosovës është qytetari më i atakuar dhe i ngarkuar si asnjëherë deri më tani me obligime të cilat janë të pa përballueshme për të. E gjitha kjo që po ndodhë në Kosovë nuk është rastësi, është mision…!”, ka shkruar Berisha.