Berisha për Vjosa Osmanin: Nuk po e akuzojnë gazetarët, por po e akuzojnë viktimat – fundi i karrierës së saj politike
Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me zhvillimet e fundit pas vrasjes së axhës së burrit të saj, Prindon Sadriu nga një person në Ferizaj.
Berisha ka thënë se presidentes po i vjen fundi i keq, duke thënë se kjo akuzë ndaj Osmanit është fundi i karrierës së saj politike.
“Të rrëzohesh nga pushteti për bindje politike, për tradhti kombëtare apo për korrupsion, e ka një kuptim, lakmia të çon në ferr, ama të akuzohesh se ke qenë në dijeni për dhunimin e dy vajzave nga një familjar i burrit tënd, dhe ke heshtur është fati më i tmerrshëm që mund të të ndodh.”
“Nevojitet kohë për t’u vërtetuar, prandaj, kjo akuzë kundër presidentes është fundi i karrierës së saj politike. Derisa të mirret vesh se e ke babën ‘hoxhë’…të shkon fytyra”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Postimi i saj i plotë: