Berisha: Perëndimi ka bashkëpunuar edhe me Millosheviqin dhe Gadafin, por në fund i ka rrëzuar

03 tetor 2024 | 16:51

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka kritikuar qasjen e qeverisë Kurti ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Berisha ka shkruar në “Facebook” se Perëndimi ka bashkëpunuar edhe Millosheviqin, Gadafin dhe Hysenin.

Ai ka thënë se në fund të gjithë këta diktatorë i ka rrëzuar Perëndimi.

“Logjika e infantilëve të pushtetit aktual, se partnerët tanë perëndimorë duhet të jenë armiq të Serbisë për shkak të Kosovës, tregon se sa larg realitetit jetojnë këta carrokë me sjellje prej kopuki! Historia na ka treguar se si funksionon bota edhe në situata dramatike për popujt, prandaj në nuk kemi nevojë me zbuluar ujin e nxehtë edhe njëherë. Perëndimi ka bashkëpunuar deri me një masë edhe me Millosheviqin, Gadafin apo Sadam Hysenin, mirëpo kur ata kanë ra ndesh me politikat e tyre, dihet si kanë përfunduar”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i ri i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se…