Berisha: Përgjimet e vënë në pikëpyetje kredibilitetin e veprimeve të pushtetit në veri

11 korrik 2023 | 23:25

Avokati Besnik Berisha ka thënë se përgjimet e publikuara ku dëgjohet zëri i shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari duke biseduar me nënkryetarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, e vënë në pikëpyetje kredibilitetin e veprimeve të pushtetit në veri.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, duke iu referuar Milan Radojiçiqit, ka thënë se Qeveria Kurti ka negociuar me njeriun që është në listën e zezë të ShBA-së.

“Kredibiliteti i veprimeve të pushtetit në atë pjesë të Republikës së Kosovës është në pikëpyetje nga dita kur është shpërfaqur sheshit se këta kanë negociuar me njeriun që është më plan-prishësi, njeriu që konteston jo vetëm sovranitetin, njeriun që është në listën e ShBA-së për krim, korrupsion, kontrabandë dhe të gjitha të këqijat, dhe jo për në Serbi”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka shtuar se Simiq i referohet Qeverisë Kurti si partnërë, ku negociojnë për lidhe dhe rrymë.

“Pra nëse këta kanë pasur fytyrë të negociojnë me këta njerëz, ky zotëria në bisedë i referohet si partner dhe i referohen për ligje dhe për ‘strujë’, pra për ‘strujën’ në veri që këta me taksat tona na shitnin moral në Kuvend”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti e ka përshëndetur lajmin që Shtetet e…