Berisha përlotet në fjalimin e lamtumirës për ish-presidentin Nishani

02 qershor 2022 | 14:12

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim lamtumire disa minuta para varrosjes së ish-presidentit Bujar Nishani.

I përlotur, Berisha u shpreh se Nishani do të mbetet i gjallë mes nesh me anë të veprave dhe fisnikërinë që ka lënë pas. Ai tha se Nishani do të mbetet frymëzim për shumë persona.

“Jemi këtu rreth teje të përcjellim me dhimbje të madhe në udhëtimin tënd të përjetshëm të parakohshëm që nis pasi ke ngjitur si rrallëkush shkallët e jetës dhe të detyrës. Megjithëse largohesh nga ne përgjithmonë, për sa kohë ne do jetojmë do mbetesh i gjallë me veprat, fisnikërinë, përkushtimin, shërbimet e çmuara ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me ne mbetet dhe do jetojë gjithmonë Bujar Nishani, njeriu i dashur, atdhetar, shërbëtor i përkushtuar i qytetarëve, demokrat i flakët dhe guximtar, burrështetas fisnik. Sot këtu para teje ne jemi më të paktë në vete. Odeta ndihet sot më e paktë, më e trishtë se kurrë në jetën e saj për bashkëshortin fisnik që u largua para kohe”.

No description available.

“Për Ersin, Fjonën sot është dita më e dhimbshme e jetës së tyre, por ata do jenë krenarë që patën fatin të kenë një baba si ti. Për Baba Faikun sot zija është më e rëndë se toka, por ai përsëri ndihet krenar se rriti një djalë si ti që i zbardhi faqen. Për të gjithë ne që patëm mundësi që patëm mundësi të bashkëpunojmë me ty o të mbetesh një burim frymëzimi e do të jetosh gjithnjë në kujtesën tonë. Dua të shpreh një mirënjohje të thellë për familjen tënde dhe të gjithë ata që bënë që të mos niseshe vetëm në këtë rrugë. U prehsh në paqe miku ynë i dashur. Paqja dhe zoti qofshin me ty. I lehtë të qoftë dheu”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdimisht është folur se sulmuesi Lautaro Martinez do të largohet…