Berisha përshëndet kërkesat e Scholz ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës

11 qershor 2022 | 22:39

Berisha tha se dje Scholz shprehu për herë të parë haptas qëndrimin e Gjermanisë ndaj marrëveshjes Kosovë – Serbi, teksa sipas tij, presidenti serb Vuçiq luajti rolin e hipokritit duke thënë se “ne e dëgjuam sot për herë të parë se po kërkohet njohja reciproke”.

“Me gjuhën dhe vendimet prej autokrati serbomadh të cilat e karakterizojnë, ngjashëm me Millosheviçin, Vuçiç theksoi “mos u mërzisni aspak që qëndrimi ynë ndaj Kosovës është krejt i ndryshëm nga juaji. Sikurse ju dëshironi  integritetin territorial të Ukrainës, po ashtu edhe serbët duan integritetin territorial të Serbisë”, shkroi Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, me këtë deklaratë, Vuçiq krahasoi ndërhyrjen çlirimtare të NATO-s në Kosovë me pushtimin rus në Ukrainë.

“Por kancelari Scholz i bëri fare të qarta qëndrimet dhe kërkesat lidhur me çështjen e Kosovës, sigurinë e paqen në Rajon si edhe luftën në Ukrainë”.

“Në vizitat e tij në Prishtinë e Beograd, kancelari gjerman nuk la pa përmendur sanksionet ndaj Rusisë. Nga njëra anë ai përgëzoi Kosovën e cila, njësoj si shtetet perëndimore, i është bashkuar ndëshkimit ndaj Moskës. Nga ana tjetër, ai i kërkoi Beogradit të harmonizojë politikat e tij me BE-në, sikurse duhet të veprojë një shtet kandidat për Union”, shkroi Berisha.

Në fund, Berisha dënoi reagimet e Vuçiqit, i cili sipas tij, sot me politiken që ndjek është faktor kryeso konfliktualiteti në rajon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur jemi në prag të ditës së çlirimit të Kosovës,…