Berisha: Po pritet të dakordohemi me Kurtin para seancës
03 shkurt 2020
| 10:08
Deputeti Veton Berisha ka deklaruar se sot para fillimit të seancës për votimin e qeverisë pritet të dakordohen me mandatarin Albin Kurti për ministrin nga komunitetet.
Ai ka theksuar se komuniteti egjiptian ka kapacitete dhe pret që t’i besohet një ministri. Pavarësisht kësaj, ai ka pohuar se do ta votojë qeverinë.