Berisha: Pres paraqitje të mirë ndaj Italisë
16 nëntor 2022
| 12:23
Shqipëria e pret Italinë në miqësoren e “luksit” në Tiranë.
Kapiteni Etrit Berisha ka thënë se atmosfera është e mirë dhe se kuqezinjtë mund të marrin maksimumin nga kjo ndeshje.
“Mendoj se jemi ekip me cilësi për të marrë maksimumin nga kjo sfidë. I njoh kundërshtarët, por shpresoj të mos bëjmë të njëjtat gabime si në ndeshjet e fundit pasi Italia ka lojtarë me nivel. Ndaj skuadrave të mëdha luajmë mirë dhe kam besim se do të bëjmë paraqitje pozitive edhe këtë herë”, ka thënë Berisha.