Berisha: Presim vendim meritor nga Gjykata Supreme
Kandidati për deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dorëzuar sot ankesën në Gjykatën Supreme pas vendimit të PZAP-it, i cili ka miratuar pjesërisht kërkesën e tyre për anulim të votave të komunitetit boshnjak në komunat me shumicë serbe.
“PZAP ka marrë vendim për disa komuna dhe ankesa ka qenë për disa. Për 5 komuna ka marrë vendim meritor, ndërkaq për disa të tjera jo. Sot kemi ardhur edhe për tri komuna tjera, ndër to është edhe Graçanica”, ka thënë ai.
Berisha ka thënë se pret që Gjykata Supreme të ketë vendim meritor edhe për këto komuna.
“Unë mendoj që si dukuri duhet të anulohet në tërësi. Ne e kemi ruajtur sovranitetin e Kosovës, e kemi parandaluar një të keqe të madhe dhe e kemi parandaluar që si dukuri të ndodhë përsëri. Egjiptianët janë dëmtuar me një mandat, edhe me vendimin e djeshëm ende nuk do të jem pjesë e Kuvendit, ndërkaq nëse pranohet kjo ankesë unë do të jem në Kuvend. Unë do të doja të largohesha nga votuesit por jo nga Serbia”, ka thënë ai.