Berisha prezanton Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, kërkon votën e deputetëve
18 tetor 2018
| 11:56
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, ka prezantuar para deputetëve Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.
Berisha ka thënë ka thënë se ky projektligj është bërë sipas normave aktuale kushtetuese
Ai ka thënë se Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes parasheh strukturën organizative të kësaj ministrie
“Ministria do të merret me politikat e përgjithshme të mbrojtjes në nivel shtetëror dhe strategjik”, ka thënë Berisha.
Ai ka thënë se kjo ministri do të përbehet nga shërbyesit civilë dhe personeli ushtarakë. Në fund të fjalës se tij, ai ka ftuar deputetët që ta përkrahin Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.
/Epoka e re/