Berisha: Prishtina klubi më i madh, mezi po pres të stërvitem

22 shtator 2021 | 15:31

Besart Berisha është prezantuar zyrtarisht si futbollist i FC Prishtinës. Berisha është prezantuar me fanellën e klubit në konferencën që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Berisha së bashku me zyrtarët e klubit dhe presidentit Remzi Ejupin janë duke mbajtur një konferencë për medie, në të cilën po flitet rreth transferimit të tij në klubin më të trofeshëm në Kosovë.

“E falënderoj kryetarin Remzi Ejupi e krejt klubin që më ka dhënë mundësinë. Mendimi im është klubi ma i madh, gjithmonë e kam përcjell, kam pasur kontakte shumë. Jam i lumtur që kam ardhur, me tregu drejtë mezi po pres me fillu stërvitjet”, deklaroi Berisha.

Ardhja e tij në elitën e futbollit të Kosovës ka bërë bujë, duke ditur karrierën e sulmuesit 36 vjeçar.

Berisha është futbollisti i parë shqiptar që ka shënuar në Ligën e Kampionëve.  Në atë botë, ishte futbollist i klubit gjerman Hamburg. Ai po ashtu ka bërë karrierë edhe në Angli me klubin e Burnley, megjithatë kulmin e karrierës e ka arritur në Australi duke fituar katër tituj të kampionit dhe është golashënuesi më i mirë në histori të futbollit australian me 147 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Superligës, Prishtina e ka prezantuar sulmuesin…