Berisha publikon foto me liderin çeçen (foto)

05 gusht 2022 | 12:50

Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha, ka publikuar një fotografi me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili është përkrahës i madh i Vladimir Putinit dhe agresionit rus ndaj Ukrainës.

Berisha fotografinë e publikoi në llogarinë e tij në “Facebook”. Përveç me Kadyrovin, ai gjithashtu publikoi foto edhe me drejtorin gjeneral të klubit Akhmat Grozny, Magomed Daudov.

Ramzan Kadyrov nga viti 2017 është edhe president i këtij klubi, ku aktivizohet sulmuesi nga Peja. Bernard Berisha është pjesë e Akhmat Groznyt që nga viti 2017, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtarët kanë nisur të kthehen në Perëndim, pas pushimeve në…