Berisha që ra viktimë e fajdeve: Nga 10 mijë shkuan në 50 mijë euro

17 maj 2024 | 18:20

Muhamet Berisha ka rrëfyer ekskluzivisht se si prej disa borxheve që pati në kohë të pandemisë përfundoi si viktimë e fajdeve.

Në emisionin “FIVE”, Berisha ka thënë se e gjitha filloi me shokun e tij që e kishte njohur më herët, i cili fillimisht i ofroi një shumë parash e pastaj një veturë duke mos e ditur se do të ketë edhe kamatë.

“Ishte pandemi në atë kohë, pata disa borxhe, fillova të marr fajde. E kam njoftë më herët, më ofroi disa para, pastaj ma ofroi një kerr, shkoi tu i rrit kamatat cdo muaj. Ishin 10 mijë, e pastaj e tejkaloi shumën prej 50 mijë euro”, ka deklaruar Berisha.

Ai e ka quajtur këtë jetë katastrofale pasi siç thotë ai huadhënësi asnjëherë nuk e lë fajtor veten pasi thotë se paratë nuk janë të tij por të dikujt tjetër dhe nëse nuk kthehen në kohë rritet kamata.

“E kam pasë me kthy me datën 15, nëse jam vanuar, kamata është rrit, për 500, 1000, ka ndodhë edhe 2000. Unë e fillova me shokun tim, Dritonin, është një jetë katastrofale. Kam dërguar paratë, nuk dilte nuk e hapte telefonin, më thojke që nuk më ke thirrë, ata mbesin shokë me ty pasi të thonë nuk janë paret e mia, nuk el ënë veten fajtor. Nesërmen të thonë ske qenë mi sjell paret dhe ta rrisin kamatën”, ka vijuar Berisha rrëfimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të…