
Berisha: Qeveria e LV-së s’ma merr mendja që bëhet – Nisma ndoshta e ka thyer besën, por të mos flasim para kohe
Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se nuk beson se bëhet një qeveri e re e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pasi është regjistruar në Kuvend, ai ka folur para medieve duke thënë se nesër “Kuvendi do të duhej të konstituohej”.
“Qeveria s’ma merr mendja (që bëhet)”.
“Po bëhet e opozitës. Ne i kemi qëndrimet tona të qarta për një qeveri të opozitës”, ka thënë Berisha, kur u pyet se pse mendon kështu.
Nisma, partneri i AAK-së në koalicionin parazgjedhor, Berisha ka thënë se “ndoshta” e ka thyer besën.
“Unë koalicionin me Nismën kam besuar që do të jetë i frytshëm dhe kam besuar në ato fjalë që i kemi folë që duam ta bëjmë një qeverisje të opozitës dhe ta kthejmë për së mbari Kosovën. Kam besuar fuqishëm. Unë tash nuk mund të flasë për ta. Ndoshta është thyer (besa), por ta shohim. Nuk mund të flasim para kohe”, ka thënë Berisha, duke shtuar se nesër do të dihen të gjitha.