Berisha: Rama kërkon të bëhet vet president
Në një konferencë për media ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri, sipas tij është qesharak.
Berisha ka thënë se Rama kërkon të bëhet vet president.
“E dini ju cili është emri më i përfolur, a keni dëgjuar ndonjë emër? Jua them unë. Sipas statistikave të Ramës 2/3 e ‘sekreteve’ i kanë kaluar Vali Bizhgës. Prandaj them unë zgjedhje si ‘Casa Nostra’. Presim tani kur të vijnë zarfet e shoqërisë civile. Do jua them javës tjetër emrin. E solla këtë moment për të theksuar se sa qesharak e bëri Edi Rama një proces kushtetues. Po kërkohet kandidati që në prag të disfatës së tij elektorale të japë dorëheqjen që pastaj të bëhet Edi Rama. I them se kjo nuk do të bëhet kurrë, mendon vetëm për vete që të gjejë shpëtim”, ka thënë Berisha.