Berisha: Rama, promotor i arrestimit të Thaçit! Kryeministri: Kujtoni se luftoni me lule të varri i Adem Jasharit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si promotor të arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës nga Gjykata Speciale.
“Për sa i përket arrestimit të Hashim Thaçit dua t’ju them sot të vërtetën. Në procesin e arrestimit të Thaçit qëndron një trinom, Kremlin-Beograd-Tiranë. Ky e mori, e futi Hashim Thaçin në spiralet e ndryshimet të kufijve në Ballkan. Ky i sugjeroi Hashim Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin. Edi Rama pra, futi udhëheqjen politike të Kosovës në një spirale, e cila ndikoni në procesin e arrestimit të tyre. Unë do diskutoj më vonë, për të gjithë të vërtetat e raportit Dick Marty. Faktikisht çdo gjë është me dokumente, por ky që do të bëhet tani patriot, absolutisht me Baton Haxhiun, janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës”, ka thënë Berisha.
As kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat edhe ndaj kreut te PD-së.
“Gjaku i Kosovës nuk janë materiale për supën e foltores dhe as për çorbën e këtyre të nënfoltores. Varret masive dhe gjaku luftëtarëve të UÇK-së nuk janë meny ku fut hundët gjenerali i juaj i ushtrisë së vdekur që do të mbledhë të tjera koka të Ballkanit për ti bluar medemek në emër të kombit dhe dinjiteti shqiptar. Kjo ka shumë rëndësi sepse Kosova dhe gjaku I të gjitha viktimave dhe I heronjve dhe dëshmorë ë Kosovë përdore për atë thes. Nga doli kjo kujtesë që ne duhet të merremi me raportin e Dick Marty që është i firmosur dhe vulosur. Duhet ti themi Asamblesë që ky raport është i pabazë nëse vërtet duhet të merremi me mbrojtje të krenarisë. Kush heq Hashim Thaçin nga historia e asaj lëvizje thjesht i ngul një thikë mu në fyt Kosovës dhe popullit të Kosovës dhe shkel mbi gjakun dhe pështyn mbi kockat. Jemi duke folur për një gjyq që shkoj përtej. Drejtësia ka qenë kredoja juaj. Ka qenë lufta juaj, jeni marrë me drejtësinë ndaj përfunduat kështu. Keni non-grata sepse ju ka udhëhequr një minues i drejtësisë. Ku keni gojë ju të flisni për drejtësisë. Duke mbështetur atë që tha Mediu dua të sqaroj çështjen e sigurisë në rajon, jo me fjalë”.
“Çështja është si përfshihet Kosova në mekanizma të sigurisë së NATO-s. Partneriteti për paqe është një mekanizëm Ju që e doni Kosovën, mos e përdorni këtu. Nuk është parlamenti për të ndezur zjarr në emër të patriotizmi medemek ju do t’i thoni fjalën e fundit Millosheviçit. Adem Jashari Hashim Thaçi e gjithë të tjerët, krijuan premisa, por pa ata që ju tregoni gomarllëqe më të mëdha që mund të pjellë mendja e një bajraku të demoralizuar. Ju jeni nga ata që lufton me gjakun e të tjerëve. Me heronjtë e të tjerëve dhe kujtoni se luftoni duke vënë lule të varri Adem Jasharit. Lufta juaj ka përfunduar me një lule në ballë, të padëshirueshëm. Mos u bëni si ata që bënin haxhiqamilin, nuk kishin internet ata, ku thoshte sat ë kem sharrën me vete, nuk pyes as për Londrën as Parisin. Ju jeni të gjithë firmato. I gjëmoni xhikes dhe likes dhe bëheni heronj me dëshmorët e të tjerëve. Ne këtu na takon t’ua u mbrojmë të pacenuar lirinë”, ka thënë Rama.