Berisha: Reagimi i BE-së për “Trepçën”, tregon skenarin e rrezikshëm për Kosovën
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka deklaruar se mospranimi i vendimit për “Trepçën”, nga ana e BE-së është skandaloz dhe i papranueshëm.
Sipas tij, Kosova është shtet i pavarur dhe vendimet e saj nuk ka nevojë t’i merr në konsultim me Beogradin.
“‘Trepça’ dhe asnjë pasuri tjetër e Kosovës nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë. E kam thënë se BE-ja është në një krizë të thellë politike nga brenda por ne nuk mund ta paguajmë faturën e krizës së tyre”, ka shkruar mes tjerash Berisha.
Shkrim i tij i plotë në “Facebook”:
Reagimi i BE-së për “Trepçë”, tregon skenarin e rrezikshëm për Kosovën që përfolët kohëve të fundit!
Mospranimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës për “Trepçën”, nga ana e BE-së është skandaloz dhe i papranueshëm.
Kosova është shtet i pavarur dhe vendimet e saj nuk ka nevojë t’i merr në konsultim me Beogradin.
“Trepça” dhe asnjë pasuri tjetër e Kosovës nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.
E kam thënë se BE-ja është në një krizë të thellë politike nga brenda por ne nuk mund ta paguajmë faturën e krizës së tyre.
Vendimi i jonë i përbashkët në seancën maratonike të së Shtunës për “Trepçën” është vendim i madh për të ardhmen e gjigantit tonë ekonomik.
“Trepça” dhe pasurit tjera të Kosovës kanë pronarët historik dhe legjitim të saj prandaj llogarisim se pazaret për këto i takojnë të kaluarës së hidhur historike.
Zafa