Berisha reagon lidhur me kërkesën e LV-së për zgjedhje të parakohshme

05 nëntor 2020 | 16:54

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ka reaguar lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhje të parakohshme.

“Kërkesa e LVV-së që Kosova të shkoj në zgjedhje ende pa u nisur për në Hagë,  Hashimi, Kadria dhe Rexha, është një tregues i mjaftueshëm për të kuptuar se këto fundërrina të kamufluar me petkun e një sekti politik nuk janë asgjë tjetër veçse mbeturina dhe barkkëqijtë e sllavo- komunistëve Jugosllave, të cilët po vazhdojnë të kundërmojnë dhe të infektojnë opinionin e veçanërisht atyre që ju është bërë “lavazh truri”, ka shkruar Berisha në profilin e vet në “Facebook”, duke shtuar se asgjë nuk është për me u befasuar me këto qëndrime të këtyre fundërrinave, “përpos vazhdoj të befasohem me Rexhën që për vite të tëra u tregua “adoleshent politik” dhe si i tillë shkoj në Hagë pa e kuptuar se raca e Albin, Shkelzen Gashit, pasardhësve të jugosllavëve dhe milicëve,  si dhe mesat dhe nipat e lazaroviçve nuk e kanë merituar mbështetjen e tij!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nait Hasani O Plak, (Xheladin Gashi) UÇK-në po na…