Berisha rikthehet pas 6 muajsh në mbledhjen e grupit parlamentar, kush janë deputetët që e bojkotuan mbledhjen (emrat)

31 mars 2022 | 09:47

Ka nisur që prej orës 9:00 mbledhja e grupit Parlamentar të PD, e thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibej, por që kanë marrë pjesë edhe të “paftuarit”, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e tjerë që janë përjashtuar nga grupi parlamentar.

Sali Berisha, i cili rikthehet pas 6 muajsh në mbledhje grupi por ajo që vihet re është mungesa e disa emrave. Në mbledhje mungon ish-kryetari Lulzim Basha. Mungojnë edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rushaj, Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri, Zheni Gjergji, Ilda Dhori.

Deputetët që kanë marrë pjesë në mbledhje janë:

Luan Baci, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Flamur Noka, Bledian Nallbani, Selaudin Jakupllari, Kasteiot Piroli, Belind Këllici, Sorina Koti, Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Arbi Agalliu, Luciano Boci, Edi Paloka, Isuf Çela, Dashnor Sula, Gerta Bardeli, Xhelal Mziu, Enkelejd Alibeaj, Flamur Hoxha, Agron Shehaj, Lefter Geshtenja, Tomor Alizoti, Helidon Bushati, Gazment Bardhi, Zef Hila, Ramadal Lika, Albana Vokshi, Eralda Tase, Oerdi Bylykbashi, Bujar Leskaj, Andia Ulliri, Lindita Metaliaj, Sali Berisha, Saimir Korreshi, Ina Zhupa, Emilja Koliqi, Elda Hoti, Jorida Tabaku, Merita Bakiu, Fatjon Veizaj, Kasem Mahmutaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral major Ferenc Kajari në një intervistë…