Berisha rinovon kontratën me Leccen
18 tetor 2024
| 11:48
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha e ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Lecces deri në 30 qershor të vitit 2028.
Klubi italian beson tek aftësitë e 20-vjeçarit, prandaj ka vendosur ta shpërblejë duke i rinovuar kontratën. “Lecce njofton se ka zgjatur kontratën me futbollistin Medon Berisha deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e klubit puliez.
Pasi spikati në akademinë e klubit, Berisha ka dy sezone që është pjesë e skuadrës së parë të Lecces. Mesfushori ka luajtur në 3 ndeshje këtë sezon në kampionatin italian. Berisha ishte një nga lojtarët që përfaqësoi Shqipërinë në “Euro 2024”, duke u bërë futbollisti më i ri kuqezi që luan në finalet e një Kampionati Evropian.