Berisha: Sa të japë Albini tokë për kisha nuk do të ketë luftë me Serbinë
14 mars 2024
| 13:24
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka siguruar qytetarët e Kosovës nuk do të ketë luftë me Serbinë.
Në adresimi e tij e tij para deputetëve, ai ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti iu jep toka manastireve serbe, nuk do të ketë luftë me shtetin fqinj.
Sipas tij, Serbia i ka realizuar të gjitha qëllimet me Albin Kurti.
“Kam pasur shumë pyetje prej qytetarëve, të cilin me thoshin se a do të ketë luftë, se ia nisen me u tutë. Unë ju them me përgjegjësi të plotë se sa të vazhdon Albin Kurti me u jep kishave eksterritorialitet e sovranitet e toka të Kosovës, nuk ka problem. S’ka me pasur luftë as kurrgjë. Ata i kanë mbërri të gjitha qëllimet me Albin Kurtin”, ka thënë Berisha në Kuvendin e Kosovës.