Berisha-Shala: Ndërmarrjet publike në gjendje jo të mirë financiare (Video)

06 nëntor 2018 | 11:23

Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha-Shala, ka thënë se ndërmarrjet publike në Kosovë janë në gjendje jo të mirë financiare.

“Ne kemi obligim të miratojmë ligje të mira dhe funksionale edhe për ndërmarrjet publike. Edhe për ‘Trepçën’, që dikur ishte gjigant ekonomik i Kosovës”, ka thënë Berisha-Shala në emisionin “Subvencion” të RTK-së.

Ajo ka thënë se duhet të jenë të vetëdijshëm se Kosova ka kaluar në tranzicion. “Kemi defekte dhe duhet të ndërrojmë qasje që Kosova të ketë ndërmarrje profitabile publike”, është shprehur Berisha-Shala.

https://www.youtube.com/watch?v=Z_M66eHjViA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në Kuvend se Presidenti…