Berisha-Shala: Prapa dyerve të hekurta po qëndrojnë padrejtësisht, të pathyeshëm, ish-krerët e shtetit dhe të UÇK-së
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Sala Berisha-Shala së bashku me Bislim Zogajn, Ermalin djalin e saj dhe nipin Betim Berishën kanë vizituar për tre ditë me radhë të paraburgosurit që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Kështu ka bërë të ditur znj. Shala në “Facebook”.
“Prapa dyerve të hekurta, po qëndrojnë padrejtësisht, të pathyeshëm, krenarë e më të qartë se kurrë në idealin e përbashkët për mbrojtjen e lirisë dhe dinjitetit të shtetit të Kosovës, krerët e shtetit dhe të UÇK-së”, ka shkruar Shala.
Postimi i plotë i saj:
Prapa dyerve të hekurta, po qëndrojnë padrejtësisht, të pathyeshëm, krenarë e më të qartë se kurrë në idealin e përbashkët për mbrojtjen e lirisë dhe dinjitetit të shtetit të Kosovës, krerët e shtetit dhe të UÇK-së
Në vizitë te #Çlirimtarët!
Gjatë vizitave disa ditore në Hagë, mes ndjenjës së dhimbjes e krenarisë, po i takoja këta burra, të cilët me qëndrimin e tyre, po e dëshmojnë që në çdo epokë të historisë së vendit, ata nuk kishin qenë rastësisht në ballë.
Në historinë njerëzore është tepër e rrallë të gjesh ndonjë rast që një gjenerate apo një kaste të njerezeve i bie hise të jetë gjithmonë në front lufte mbrojtëse.
Këta djemtë e dikurshëm “rebel” të cilët kalonin kufirin ilegalisht, të armatosur për t’a çliruar Kosovën dhe popullin e saj nga barbaria serbe, sot po vazhdojnë luftën për Kosovën këtu midis Evropës, në Hagë, në një dimension tjetër dhe ndryshe. Sepse këtu është zhvendos fronti i betejës së fundit për Kosovën, dhe këtyre u ra hise të nisen në këtë front!
Meqë edhe vet e kam provuar pak burgun(si studente), ndjenjat mes dhimbjes e krenarisë nuk mund ti ndaja në pritje të vizitës me këta shokë, bashkëveprimtarë e bashkëpartiakë, të cilët këtu dukeshin edhe më të mëdhenjë se sa kur ishin të ngarkuar me pushtet në shtetin që e kishin ndërtuar bashkë. Ata po vazhdojnë ta mbrojnë këtë shtet nga shpifjet e fabrikuara nga Serbia e cila kishte vrarë, djegur, masakruar e shkatërruar çdogjë! Të vetdijshëm e ndërdijshëm se tani janë në një istikam krejt ndryshe nga ai i çlirimit, krejt ndryshe nga istikami i shtetndërtimit, këtyre djemve tani i’u ka rënë hise të qëndrojnë fortë në këtë betejë të mbrojtjes së lirisë…sa e çuditshme! Ata djemtë e rinjë rebelë që nuk pyeten fare dikur për forcat skajshëm të pabarabarta me okupuesin, jo vetëm që i shpallën luftë por me mençurinë e tyre arritën t’a bindin bashkësinë ndërkombëtare të bëhet aleate e fuqishme e kësaj ndërmarrje çlirimtare.
Takimi me secilin kishte të veçantën e vet!
Vizitën e nisëm me bacën Jakup. Ishte po ai i njëjti, me një qetësi të papërshkrueshme fliste për të tashmën, reflektonte për të ardhmën, e tërhiqte paralele prej një pedagogu të urtë. Biseda me bacën Jakup, ishte e këndshme dhe motivuese. Mbi të gjitha më gëzoi fakti që gëzonte shëndet të mirë.
Përshtypjen që kjo vizitë, vetëm si vizitë burgu nuk ndjehej, e vulosën takimet me Kadriun e Hashimin!
Nuk munda t’i drejtohem ndryshe Hashim Thaqit, instiktivisht me dilte ti drejtohesha me president…Shumë i afërt dhe në humor shumë më shumë nga sa njihet natyra e tij, e pashë një figurë më të fortë se kurrë, prej një burrështetasi me vizion të qartë, i pathyeshëm e i palëkundur, njëherazi një njeri i thjeshtë, me këmbë në tokë, plot optimizëm e shpresë. Pyetjes së tij se “cka po ban këto kohë, cka je tuj’ punu” iu pergjigja me “ asgjë, po rri n’shpi”, e ai me bindje ma ktheu “nuk besoj kurrë që ti vec rrin?!” Me një gjysmë shakaje i thashë se une jam në pritje t’i kthehemi bashkë politikës se mjaft kemi pushu.
Tek po prisnim në dhomën e vizitave për ta takuar Kadriun, këtë njeri qe e njihja mbi tri dekada, u mundova të përmbledh mendimet. Qëllimshëm riktheva në memorie atë kohë të ilegales që të marrë forcë nga ato ideale qe dikur na patën bërë bashkë me të e shumë shokë të tjerë, pastaj periudhën e luftës, atë të lirisë e pavarësisë, ku punuam fort për shtetndërtim… I riktheja qëllmishëm pra këto kujtime, me idenë të zgjedhja fjalet e duhura për të ngritur moralin e tij gjatë kësaj vizite. Ndërkohë që asnjë krahasim s’më dukej i denjë. Ishte kaq i padrejtë ky lloj takimi në këto kushte, me këtë njeri e shokët e tij këtu. E humbur në këto mendime, drejt nesh afrohet i qeshur ai, Kadri Veseli. Në biseden me të, ndjeva këtë lloj peshe të më largohej, e deri në fund të vizites, mbeta me një përshtypje krejt ndryshe.
Kadri Veseli ishte ai që me qetësinë, logjikën e vizionin për të ardhmen, po na ngriste moralin neve qe ishim përballë tij.
Krijova përshtypjen se ai, aspak nuk ndjehej si një i burgosur.
Ishte po ai i njëjti, njeri i afert me te gjithë, mbi te gjitha shumë optimist per te ardhmen
Nga qendrimi i tij me plot energji pozitive, duke mos u ndal fare në sfiden që po kalon, krijova përshtypjen se ai këtë proces po e shihte si një tjetër hap të domosdoshem drejt rrugëtimit të tij për t’i dal Zot Pavarsisë dhe Shtetit, permes argumentimit dhe dëshmimit të pastërtisë se luftës së UÇK-së, dhe kjo do të arrihej PATJETËR!
Rexha, në anën tjetër, mendjemprehtë, tip i hareshëm, me një humor që i dilte natyrshëm, siç e ka karakterizuar përherë. Është fat (në fatkeqësi) me e pasë një tip të tillë në rrethana të tilla sic eshte jeta ne burg. “Nuk është me rëndësi a do të perfundojë shpejtë, e rëndësishme është të përfundojë mirë për Kosovën kjo betejë!”- ma ktheu, pasi unë i urova t’i shohim bashkë në liri sa më parë.
Kjo vizitë nuk do të kishte kuptim pa dy figurat, roje të dinjitetit të UÇK-së, Nasimin e Hysniun. Nasimi, i sinqertë, kryengritës e i patrembur edhe atje. Pa rezerva, ashtu siç ka ditur gjithëmonë, pa kursyer veten.
Hysniu po ai burrë i urtë, stoik, përkundër problemeve me shëndetin, moralin e besimin i mbante të fortë. Që uniteti e solidariteti ndjehej në ajër, e konfirmoi edhe vet Hysniu, me kujdesin që këta shokë bashkërisht kishin treguar për të, gjatë periudhave te veshtira shëndetsore qe kishte kaluar këtu.
E kush më mirë do të dinte të mbronte luftën, pavarsinë e shtetin e Kosovës se sa këta?! Po dëshmohet se në çdo epokë të historisë së vendit, ata nuk kishin qenë asnjëherë rastësisht në ballë të proceseve. Zoti i ka bekuar me urtësi, familja i ka rritur me atdhedashuri, e jeta i ka mësuar durim… durim se ditë më të mira do të vijnë, se drejtësia do të triumfojë patjetër!
(Në foto, Sala Berisha-Shala (unë), Bislim Zogaj, Ermali – djali im i madh dhe Betim Berisha)