Berisha shënon dy gola (Video)
19 janar 2020
| 11:49
Western Unitedi ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Central Coast Mariners, e fjalën kryesore e pati sulmuesi kosovar Besart Berisha.
Ai shënoi dy herë në fitoren prej 3 me 0. Berisha shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e gjashtë të takimit pas një krosimi nga Diamanti.
Një autogol nga Rowles e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 18, derisa pas tre minutave Berisha e trefishoi epërsinë. Berisha arrin në kuotën e nëntë golave në 14 ndeshje në elitën e futbollit australian këtë edicion.
Me këtë fitore Westerni mban vendin e pestë me 20 pikë, derisa në vendime e dhjetë Central Coast Mariners.
That cross, that finish 😍 #WUFC #WUNvCCM pic.twitter.com/DUlTaygYoE
— Western United FC (@wufcofficial) January 19, 2020